HomeKronikeZbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit, identifikohen 4 autorët

Zbardhet vrasja e Shkëlzen Kastratit, identifikohen 4 autorët

spot_img

Policia e Fierit ka zbardhur dhe dokumentuar me prova vrasjen e Shklëzen Kastratit, më 1 shkurt të 2021-shit.

Mësohet se policia ka shpallur në kërkim: Albert Zaja 37 vjeç, Elmir Tufa 29 vjeç, banues në Fushë Krujë, Elson Xhecuka 27 vjeç banues në Kamzë, Silvio alias Roland Cara 39 vjeç, banues në Tiranë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit:

• A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë;

• E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë;

• S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular