Policia e Shtetit ka gjobitur mbrëmjen e sotme kreun e Partisë Demokratike në qarkun e Kukësit, Arif Rexhmati. Rexhmati ka marrë një masë administrative prej 50 milionë lekësh të vjetra për thyerje të rregullave të pandemisë. Lajmin e ka bërë me dije vetë Rexhmati në një postim në Facebook ku shkruan se kjo masë ndaj tij është marrë pa asnjë provë.
Statusi i Arif Rexhmatit
Jetojme fundin e kohes se absurdit te rilindjes!
Jo vetem qe masa administrative eshte e absurde, pa asnje baze dhe prove te konstatuar ligjerisht, por jane edhe te manget ne njohurite e hartimit te nje shkrese zyrtare:
Per “denimin” tim duhet te ankohet pronari i lokalit qe kam pire kafe une!!!
Ah se per pak harrova , edhe ankesen kunder ketij vendimi absurd nuk ta mbajne, se nuk kane personel, ndaj jemi te detyruar ta leme tek sporteli i pritjes se qytetareve tek DVP Kukes.
Kjo nuk eshte “policia jote”, kjo eshte “policia e atyre”, te rilindjes se gjobave!
Ta ndryshojme Shqiperine me 25 prill!