Vendimi i qeverisë për vaksinimin e personaliteteve mbi 80 vjeç të vendit tonë ka ngjallur shumë debate, për shkak se opozita kërkon që qytetarët të trajtohen në mënyrë të barabartë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka zbuluar se kush i ka përzgjedhur këta personalitete për t’u vaksinuar, duke u shrpehur se janë mjekët e familjeve ata që e kanë bërë përzgjedhjen.
“Sot u bënë vaksinime për shumë persona mbi 80 vjeç, të cilët janë të zgjedhur nga mjekët e familjes. Nga çdo qendër shëndetësore e Tiranës u përzgjodhën nga mjekët e familjes duke pasur si kriter në radhë të parë moshën dhe duke parë gjendjen shëndetësore të tyre. Ishin vetë mjekët e familjes, ata që janë përgjegjës për ruajtjen e shëndetit dhe për kurimin e tyre, që i përzgjodhën ata. Kështu që sot janë vaksinuar rreth 80 veta nga gjithë Tirana të përzgjedhur vetëm nga mjekët e familjes. Janë mjekët e familjes ata që kanë përcaktuar mënyrën. Është orientimi nga vetë mjekët e familjes nga çdo qendër shëndetësore t’i zgjedhin në bazë të moshës ata persona që gjykojnë ata me radhë. Kalendari i vaksinimit është detyrë që e bëjnë ekspertët e komitetit të vaksinimit, jo Komiteti Teknik, komiteti i vaksinimit që është një komitet kombëtar që funksionon gjithmonë që nuk është ngritur tani për Covidin.” tha Rakacolli në Klan News.