HomeKronikeEkzekutimi me silenciator/Artan Hoxha: Pse vrasja e Behar Sofisë është e tipit...

Ekzekutimi me silenciator/Artan Hoxha: Pse vrasja e Behar Sofisë është e tipit mafioz. Autorët janë…

spot_img

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detaje të reja në lidhje me figurën e Behar Sofisë, të ekzekutuar ditën e sotme me dy plumba silenciator në mes të Tiranës.

Hoxha tha se ky ishte një mesazh për shkak të vendit, orës dhe mënyrës së ekzekutimit. Artan Hoxha u shpreh se në vendin e ngjarjes ka pasur një qitës të vetëm i cili nuk ka pasur lidhje me viktimën por ka qenë vrasës me pagesë.

Ndalur tek e shkuara e Sofisë, Hoxha tha se ai ishte një personazh ndër më të fortit në Shqipëri që qëndronte në prapaskenë pa dashur të binte në sy. Ai theksoi se Sofia ka qenë ushtarak me lidhje të forta në polici që qëndronte në qarkullim, por askush nuk i afrohej.

“Ngjarja e sotme është shumë e rëndë për mënyrën si ndodhi, orarin dhe vendi., Këto janë vrasje me mesazh brenda., Mesazhi në këtë rast nuk ka objektiv vetëm ekzekutimin e viktimës. Më duket e ngjashme me vrasjen e bankierit Santos, para bankës për t’i çuar mesazh objektivit. Kjo është tipike vrasje mafioze me vrasës të paguar ku ezkekutori nuk ka lidhje me viktimën. Në vendin e ngjarjes është parë një qitës i vetëm.

Kjo mund të jetë bërë për lehtësi për ta nxjerrë atë nga vendi i ngjarjes. Ajo që është fakt është se kemi të bëjmë me një vrasës të vetëm. Është një nga personazhet më të vjetër në qarkullim. Ka qenë aktiv për më shumë se dy dekada. Pas ardhjes së demokracisë, ai është me të kaluar ushtarake. Ka qenë pjesë e FA dhe pastaj është larguar drejt Turqisë. Për herë të parë ka dalë me emrin Fatmir Sofia në vitin 1998. Ka qenë një emër në qarkullim që askush nuk i afrohej. Ka pasur tentativa të mëparshme për ta vrarë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular