Xhaxhai i tij Abdullah Gashi thotë për mediat se nipi, prind i dy fëmijëve kishte vetëm dy ditë që kishte filluar punë. Ai kërkon drejtësi për të zbardhur ngjarjen.
“Unë erdha te morgu dhe asnjë shpjegim, vetëm kanë lajmëruar ekspertizën nga Tirana, erdhi pas 6 orësh. Ka hyrë një pjesëtar i familjes, duam të zbardhet çështja deri në fund. Djali ishte 35-vjeç, i martuar me dy fëmijë.
Pardje filloi punë dhe sot vdiq. Ishte punëtor i thjeshtë. Policia nuk na ka dhënë asnjë informacion e kemi marrë vesh nga populli vdekjen. Dua zbardhjen e ngjarjes ose do të kërkoj ekspertë privatë” shprehet ai.
I menjehershem ka qene reagimi i deges se PD Kukës:
“Gazetarët lokalë e kanë intervistuar mixhën Abdulla Gashi. Mediat në Tiranë e kanë fshirë lajmin gjatë orëve të pasditës nga presioni i oligarkëve apo vetë qeveria.
Shtrojmë pyetjen: ç’do të bëhej nëse ngjarja do ti ndodhte një kompanie jokoncesionare?
Kjo është vdekja e dytë aksidentale në pak muaj në këtë aeroport.
Familjes Gashi i shprehim ngushëllimet tona, ndërsa kërkojmë që sa më shpejt të jet e mundur të bëhet zbardhja e ngjarjes”.