Java që sapo kaluam ka rezultuar tronditëse për Shqipërinë. 130 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar në 1 796 numrin total të viktimave që nga fillimi i pandemisë.
Shpërthimi i rasteve me covid ka shtuar zërat për një shtrëngim të masave dhe pritet që të hënën të mësohet sesi do veprohet.
5 ditët e fundit kanë rezultuar më dramatiket me mesatarisht 20 viktima në ditë. Referuar shifrave të ministrisë, të hënën dhe të martën janë regjistruar nga 15 viktima.
E mërkura njohu një rritje të mëtejshme të numrit të vdekjeve me 19 viktima, ndërsa të enjten u regjistrua edhe numri më i lartë i vdekjeve me 21 viktima.
Të premten u regjistruan 20 viktima, për të vazhduar me të shtunën që regjistroi një më pak.
Edhe dita e sotme rezultoi fatale për 21 persona, të cilët nuk e fituan dot betejën me koronavirusin, shkruan SHQIP.
Në total, 7 ditët e fundit, 130 persona humbën jetën nga covid, sipas ministrisë së shëndetësisë.
Edhe rastet e infeksioneve kanë regjistruar rritje të ndjeshme, me mbi 900 infeksione të reja në ditë. E hëna regjistroi edhe numrin më të lartë të infektimve ditore me 1039 raste të reja.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 662 pacientë, 49 në terapi intensive, nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar.
Shkon në 13 495 numri i vaksinimeve
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1028 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 13,495 vaksinime.
Rastet ditore 7 ditët e fundit
28 shkurt – 1028 të vaksinuar, 3805 testime, 804 të shëruar, 952 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit
27 shkurt- 1,331 vaksinime, 3957 testime, 986 persona të infektuar, 19 viktima
26 shkurt – 1001 të vaksinuar, 3689 testime, 849 të shëruar, 916 raste të reja dhe 20 humbje jetë në 24 orët e fundit
25 shkurt – 1031 të vaksinuar, 3691 testime, 849 të shëruar, 986 raste të reja dhe 21 humbje jetë në 24 orët e fundit
24 shkurt – 1134 të vaksinuar, 3897 testime, 906 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 19 humbje jetë në 24 orët e fundit
23 shkurt – 1242 të vaksinuar, 3998 testime, 1085 të shëruar, 1021 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit
22 shkurt – 937 të vaksinuar, 3258 testime, 989 të shëruar, 1039 raste të reja dhe 15 humbje jetë në 24 orët e fundit