Në kuadër të procesit “Deputeti që Duam” kryeministri njëherësh Kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Taulant Balla dhe drejtuesi politik i Qarkut Tiranë për zgjedhjet e 25 Prillit, Erion Veliaj zhvilluan një takim me një pjesë të finalistëve të cilët pritet të jenë kandidatë për deputetë për të përfaqësuar Partinë Socialiste në Parlamentin e ardhshëm.
Disa prej prurjeve të reja përmes platformës “Deputeti që Duam” të cilët mbajtën fjalën e tyre duke dhënë edhe arsyet e ardhjes në Partinë Socialiste dhe hyrjes në politikën aktive ishin: Dhora Dajko, Kabir Fishta, Albana Hana, Bardhyl Kollçaku, Alfred Muharremi, Erjola Hoxha, Shpresa Marnoj, Gerta Duraku, Jona Liqezja, Shkëlqim Bullari, Keida Ferra