HomeBotaRepublika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

Republika Çeke: Kina ka miratuar kërkesën për ofrimin e vaksinave COVID-19

spot_imgspot_img

Sipas njoftimeve nga agjencia “Reuter”, më 3 mars, zëdhënësi i presidentit të Republikës Çeke Jiri Ovcacek deklaroi që presidenti Miloš Zeman i ka paraqitur Kinës kërkesën për ofrimin e vaksinave kundër COVID-19. Sipas ambasadës së Kinës në Republikën Çeke, “Kina ka vendosur ta plotësojë menjëherë këtë kërkesë”.

Më parë, Jiri Ovcacek shkroi në rrjetet sociale se me kërkesën nga kryeministri Andrej Babis, Zeman i ka kërkuar Kinës ofrimin e vaksinave COVID-19, ndërsa javën e kaluar, Zeman i ka paraqitur kërkesë edhe Rusisë.

Republika Çeke ndodhet në Europën Qendrore dhe ka një popullsi prej 10.7 milionë banorësh. Ajo është ndër vendet më të goditura nga pandemia. Tani, spitalet në Republikën Çeke janë shumë të ngarkuara ndërkohë që deri më 2 mars, numri i të vdekurve nga COVID-19 arriti në 20,941. (Jiang Lei)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular