HomeAktualitetDjali i Aqif Rakipit futet në listën e kandidatëve për deputet të...

Djali i Aqif Rakipit futet në listën e kandidatëve për deputet të PS-së në Tiranë! Kalon në renditje kreun e FRESH

spot_img

Partia Socialiste ka përfshirë në listën e saj të kandidatëve për deputetë, djalin e ish-deputetit të Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, Aqif Rakipi.

Në listën e kandidatëve të qarkut të Tiranës, kryetari i Partisë Socialiste ka vendosur si kandidatin e 30-të, Ornaldo Aqif Rakipin.

Djali i ish-deputetit të PDIU-së, është vendosur në listë mbi Eljo Hyskon, deputetin dhe kreun aktual të FRESH-it, dhe Halit Valterin e opozitës se re dhe Tahir Muhedinit, përfaqësuesin e komunitetit Çam.

Ornaldo Rakipi është i datëlindjes 29.01.1994 dhe sipas ekstraktit të gjendjes civile ai figuron votues në njësinë bashkiake numër 5 në Tiranë.

Aqif Rakipi ishte ndër deputetët që iu hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit. Ai fitoi mandatin në qarkun e Elbasanit, konkretisht në zonën e Peqinit me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular