Kryeministri Edi Rama teksa iu drejtuan disa pyetje në lidhje me debatet që kanë shoqëruar dje Kryesinë e PS-së, u tregua i prerë ndërsa shtoi se kush ka kontestuar nuk është pjesë e listave për deputetë.
Kreu i qeverisë theksoi se ish-ministri Fatmir Xhafaj, i cili renditet i 23-ti në listën e Tiranës, e kishte pritur mirë këtë pozicionim.
“Kush është në listë, nuk ka kontestuar. Kush ka kontestuar nuk është në listë. Kaq e thjeshtë është. Ndërsa diskutim patjetër që është bërë. Ne nuk u mblodhëm për të dhënë konferencë shtypi. Diskutim ka pasur. Edhe një herë tjetër, janë gjera të ndryshme, Bushati e Xhafaj në këtë teatër mediatik. Xhafaj nuk ka kontestuar asgjë. Ka thënë qartësisht me dinjitet; “Do të marrë përsipër këtë sfidë”. Ka bërë një diskutim normal duke pyetur për logjikën e gjithë gjerat. Erioni ka dhënë shpjegimet dhe ajo që ka qenë e rëndësishme është se dje është përçuar pikërisht gjithë logjika e kësaj skuadre. Logjika e skuadrës së PD është; ‘konservo fosilet’. E LSI: ‘Mblidh të rinj dhe fut në mes viktimat e SPAK dhe të OFL’. Logjika e skuadrës sonë është; “Fuqia e vetë ndryshimit që të ndryshojmë veten në mënyrë të vazhdueshme, për të qenë të denjë për ata që na votojnë, sa të mundemi!”. Ne jemi njerëz që ju dëgjojnë, ju kuptojnë. Është një vullnet e qasje tjetër. Një parti që ka në qeveri që në 2013 nuk mund t pres që të plaket duke hapur muzeumin deri sa të vijnë ta marrin me shkelma nga zyra. Por që të reflektosh, duhet të njohësh shoqërinë, jo të rrish të flesh gjumë. E të vijë urdhri nga Lalëzi; “bëj këtë, bëj atë”. Nuk funksionon! Kjo është e gjitha. Diskutimet janë gjëja më normale. Më imagjinoni ju mua që të jem njeri që kam frikë debatin, përkundrazi është një nga burimet më të pasura të adrenalinës time.”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetarwt, tw cilwt kërkuan një përgjigje nga shefi i socialistwve për spostimin në listë të ish kreut të Komsionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj.
Rama e ktheu pyetjen e gazetares në një replikë personale, ku kujtoi se kontributi i Xhafajt do të jetë i paçmueshëm për skuadrën. Shefi i qeverisë ndër të tjera tha se “Kam folur dje për Fatmir Xhafajn dhe po të njëjta vlerësime mund të jap edhe sot. Këta që flasin sot e kanë sulmuar si kafshë dhe çfarë nuk i kanë bërë. Ai ka pranuar dhe kontributi i tij do të jetë i paçmueshëm për skuadrën. Padyshim ai është simboli i reformës në drejtësi”, tha Rama.
Fatmir Xhafaj në fund të listës, Ditmir Bushati, Pandeli Majko dhe Mimi Kodheli. Doni vetëm njerëz që t’ju binden? Sa ndikim ka patur Erion Veliaj në këto lista?
Edi Rama: Fakti që është shqetësuar Syri.net për ministrin tregon shumë. I pyeturi përgjigjet, nuk e negociojmë dot.
Gazetarja: Qarku i Durrësit janë tri emra që përfliten. Rrahman Rraja, Jyrgis Çyrbja, Edi Rama…
Edi Rama: Është praktikë ndërkombëtare që nga Shtëpia e Bardhë e kudo. Ndalimi i hyrjes në konferencë i gazetarëve që nuk respektojnë rregullat, që shkelin etikën e aktivitetit. Nuk hyn tek praktika ime që ta bëj këtë për ty, por të lutem mos shkel rregullat.
Gazetarja: Fatmir Xhafaj nuk ka lidhje me Syri televizion…
Edi Rama: Pyetje tjetër. “Është shumë e rëndësishme të nënvizohet se që nga fakti që ata që nuk kanë lënë gjë pa i bërë Fatmir Xhafajt, me të katër sytë, që nga syri i Saliut, Lulit, Monikës e Ilirit, ata janë tani shumë të shqetësuar. Shqetësohen se PS nuk po konsideron një vlerë kaq të madhe, ndërkohë që atij njeriu nuk kanë lënë gjë pa i bërë, duke shkuar përtej çdo limit moral, etik, njerëzor, dmth e kanë sulmuar si kafshë.
Tani menjëherë ndjehen të lënduar dhe flasin në emër të opinionit. Kjo është për t’u nënvizuar, sepse është e rëndësishme që njerëzit ta mbajnë parasysh këtë. Për çfarë u lënduan këta? Kanë hallë se do humbasë PS, apo se PS është dobësuar? Përderisa unë erdha këtu dhe po e bëj këtë bashkëbisedim, sigurisht që nuk kam ardhur këtu t’i shmangem asnjë pyetje dhe do iu përgjigjem edhe pyetjeve që lidhen me individë. Gjëja që më shqetëson është se flitet për lista fituese e jo fituese, ndërkohë që këtu është përmbysur koncepti. Këtu nuk ka në këndvështrimin tim dhe konceptimin mbi të cilin është ndërtuar skuadra nuk ka lista fituese e jo fituese, nuk ka vend për të vënë stenda e për t’i vënë njerëzit në stenda sipas historisë e kontributeve, që këta kanë dhënë në një segment apo në një segment tjetër. Kjo është ndeshje për të dalë përpara popullit për të ardhmen, apo kjo është një kohë kur po shkojmë në një panair që të ekspozojmë reliket dhe antiket dhe individët sipas historisë sonë. Kjo është shumë e thjeshtë.
Skuadra ndërtohet për të fituar dhe maksimizuar rezultatin me të gjithë lojtarët që ka. Nëse doni të dini dhe nëse do flisja unë për Fatmir Xhafajn, atëherë çfarë mbetej për ju pastaj. I kam thënë gjërat siç i kam menduar dhe siç i mendoj edhe sot për Fatmir Xhafajn, kur shumica e jush ju qep nga mbrapa e nuk e la rehat. Sot, kundërshtarët janë shumë të shqetësuar, se ju ka dalë përballë një skuadër që as nuk e prisnin dhe as nuk dinë si ta luftojnë, se është një skuadër me shumë fuqi të reja e të jashtëzakonshme.