HomePolitikeKandidati i PD Luan Haka: Do punoj fort për fitoren dhe për...

Kandidati i PD Luan Haka: Do punoj fort për fitoren dhe për t’i rikthyer dinjitetin popullit dibran

spot_img

Nga Luan Haka

Përshëndetje të nderuar bashkëqytetarë të Dibrës, Bulqizës dhe Matit!
Dua ta nis sot këtë shkrim falenderimi me shumë përzemërësi, me mirënjohje dhe me përgjegjësinë e madhe!
Pas kaq kohësh opozitë duke qënë pranë çdo banori të Dibrës, ku kemi ndarë çdo problematikë, çdo shqetësim. Dua t’ju them se jam përzgjedhur tashmë për të qënë pranë popullit tim, për t’ju perfaqësuar juve, edhe më denjësisht, dua të bëj falemderimet e sinqerta!
Si fillim falenderoj Kryeministrin e ardhshëm dhe Kryetarin e Partisë Demokratike, z Lulzim Basha për besimin, faleminderit familjes për mbështetjen, faleminderit çdo anëtari, çdo mbështetesi, çdo individi të Partisë Demokratike Dibër, që më zgjodhen mua, më besuan mua.
Faleminderit shumë Populli Dibran, për përkrahjen tuaj.
Ju premtoj të gjithëve që do punoj edhe më fort për ti rikthyer dinjitetin Popullit Dibran dhe stukturave të Partisë Demokratike.
Të gjithë jemi në vetdije për katrahurën e qeverisë në ikje.
Ndryshimi mes Partisë Demokratike dhe kundershtares e ka thënë shumë pastër, qartë dhe saktë fizikanti i mirenjohur Skocez, “James Clark”, ku citon:
“ një Politikan mendon për zgjedhje të ardhshme, kurse një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm”.
Ndaj, për përgjegjësinë po ashtu edhe për mundësinë që më dhatë, ju premtoj që do jem për brezin e ardhshëm, për Ju, për të gjithë bashkë që të arrijmë objektivat e lirisë dhe Demokracisë.
Natyrisht, jam shumë i vetdijshëm që kemi shumë punë për të bërë, shumë detyra për të kryer keshtu që, me 25 Prill le të japim të gjithë kontributin tonë të përbashkët, për Partinë Demokratike, për Dibrën tonë të shtrenjtë!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular