Një grua është hedhur nga lartësia paraditen e sotme në Tiranë. Policia njofton se në rrugën “Muhamet Gjollesha”, është vetëhedhur nga lartësia shtetasja T. Ç., 63 vjeçe, e cila banonte e vetme. Ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjrjes ku paraprakisht dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.







