Kryeministri Edi Rama ka folur për lënien jashtë listës së kandidatëve për deputetë të ish-ministrit Ditmir Bushati dhe për spostimin e Fatmir Xhafës në vendin e 23 në listën për Tiranën.
Në një konferencë për mediat, Rama u ndal gjatë në këtë çështje, ndërsa tha se PS ka përmbysur konceptin me listat, por duke theksuar se nuk është asgjë personale.
Rama tha se kjo është ndeshje për dalë par popullit dhe jo një panair “që të ekspozojmë reliket dhe antiket sipas historisë”.
“Flitet për lista fituese, për ata që janë për atat që s’janë. Këtu është përmbysur koncepti, nuk ka lista fituese e jo fituese, ka objektiva. Nuk ka vend për të vënë stenda dhe për t’i vënë njerëzit në stenda sipas historisë dhe kontributeve që këta kanë dhënë në një segment apo në një segment tjetër. Kjo është ndeshej për të dalë para popullit për të ardhmen, apo është një kohë ku po shkojmë në një panair që të ekspozojmë reliket dhe antiket dhe indivitët sipas historisë sonë? Skuadra ndërtohet për të fituar dhe për të maksimizuar rezultatin. Shumica e jush ju qep mbrapa Fatmir Xhafës dhe nuk latë gjë pa i thënë. Ne kemi vënë të gjitëh drejtuesit dhe të gjitha figurat që kanë marrë nga PS pafundësisht vlerësime e mbështetje, aty ku duhen në skuadër. Nuk është fronti i betejës tek emrat e parë në listë, por te objektivi dhe atje shkon gjenerali, nuk shkon gjithë trupa, nëse gjenerali nuk shkon aty i pari. Fatmir Xhafa e ka pranuar sfidën për të kontribuar për skuadrën në një pozicion ku duhet të bëjë një përpjekje për të thyer listën, por duke qenë aty, kontributi i tij për skuadrën do të jetë shumë i rëndësishëm. Nga numri një te 36, kemi lojtar që do luajnë në fushë dhe do shihni në fund kutitë”, tha Rama.
Për Ditmir Bushatin, ai u shpreh po ashtu se pavarësisht mosmarrëveshjeve që mund të ketë më të, nuk është kjo arsyeja pse ai është lënë jashtë liste.
“Për Ditmir Bushatin e thoni ju, jo po të ka kritikuar jo po ku di unë. Ça lidhje ka kjo? Dikush thotë jo po keni pas konflikt për kufijtë e Kosovës. Ka trajner që zihet me një lojtar dhe nuk e fut në fushë? Keni parë ju se si një lojtar i ka hedh dhe fanellën lojtarit e ça ka bërë trajneri? Asgjë se i duhet në fushë. Kush i lidh këto me personin he rolin tim, nuk e di se ça flet. Nëse do ishit si unë, do ishit këtu ku jam unë. Ditmitr Bushati më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE, dua mbështetjen tënde dhe unë i kam thënë po, do kesh mbështetjen time, Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë gjithë mbështetjen, edhe pse nuk ishte e lehtë, por e kam mbështetur deri në fund sepse përtej çfarë debati mund të kem un me Ditmir Bushatin, që është një debat në nivel konceptual, një sekretar i OSBE nga Shqipëria, do të ishte kryevepër. Është e vërtetë që ai ka qenë një ministër i mirë, Sandër Lleshaj ka qenë dhe më i mirë, po nuk është në listën e deputetëve. Lleshaj nuk është sepse nuk ka patur as kohën as mundësinë që të bëjë më shumë se sa detyrën e vet si ministër”, shtoi Rama.