HomeKryesoreVIDEO/Librazhd, Bashkia përcakton cili biznes duhet të punojë, cili jo, Bardhi: Kjo...

VIDEO/Librazhd, Bashkia përcakton cili biznes duhet të punojë, cili jo, Bardhi: Kjo merr fund me 25 prill

spot_img

Fadil Kojku ka një biznes të shitjes së materialeve të ndërtimit në Librazhd. Këtë njësi e administron i biri, i cili gjatë një takimi me Drejtuesin Politik të PD, Gazment Bardhi, tregon vështirësitë që po hasin çdo ditë.

Ka arritur në pikën që të mbajë vetëm 3 punëtorë, pasi Bashkia e Librazhdit ka ndërhyrë në treg, dhe ajo e përcakton se kush duhet të punojë e kush jo.

“Do duhet të bëzh biznes me këta që të ecësh. Nëse mundohesh e përpiqesh vetë, dhe je i ndershëm, të vënë këmbën në fyt”, u shpreh Bardhi.

Gjatë bashkëbisedimit u denoncua edhe trysnia e inspektorëve çdo dy ditë.

“Ne do ta çlirojmë biznesin, do ulim taksat, se po u çlirua biznesi, po u rritët ju, krijohen vende pune dhe shumë familje kanë mundësinë të dalin nga varfëria ekstreme”, tha Bardhi.

Bardhi pohoi se filozofia e PD është që bizneset dhe qytetarët të kenë më shumë para në xhepat e tyre, sepse dinë t’i shpenzojmë më mirë, se sa t’i marrë qeveria e bashkia që i bëjnë pllaka e perde.

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin shtoi se dy prioritetet në qeverisje, që janë mbështetja e biznesit dhe e fshatit, do të sjellin në vend normalitetin që duhet.

Ky normalitet vjen me ndryshimin që do të sjellë vota e 25 prillit.

© SYRI.net

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular