HomeKronikeE ndoqi për 4 ditë dhe e vrau/ Zbardhet itinerari i vrasësit...

E ndoqi për 4 ditë dhe e vrau/ Zbardhet itinerari i vrasësit të Behar Sofisë. Rrobat i hodhi tek…

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja e biznesmenit Behar Sofia 25 shkurtin e këtij viti në Tiranë.
Gazetarja Dorjana Bezat raporton për BalkanWeb se autori 23-vjeçar u arrestua në Podgoricë, dhe rezulton se u largua për në Mal të Zi nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit një ditë pas ngjarjes.

Ai pasi qëlloi Sofinë, mori biçikletën që e kishte lënë poshtë Urës së Lanës dhe u largua për nga Liqeni i Tiranës.

Aty ai hoqi xhinset që kishte veshur, xhupin, maskën dhe kapelen.
Rrobat e autirut u gjetën 3 ditë pas ngjarjes, dhe aty u mor profili gjenetik nga dhe u zbulua. Policia shqiptare dhe malazeze bashkëpunuan, dhe sot autori iu dorëzua Policisë së Tiranës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular