Mashtrimet, abuzimet, krimet, zullumet kanë një fund…Madje me fund tragjik kanë rezultuar të gjitha, e kudo. Edhe në zgjedhjet e listave të kanditaturave për zgjedhjet e 25 prillit nga ” Rilindja” e Dështimit, ku janë përjashtuar kapacitetet dhe jane zëvendësuar me skarcitetet, ata që kanë perfaqësuar PS, dhe duke graduar ata që përfaqësojnë “Rilindjen” e dështimit, krimit, kanabizimit….
Shqipëtarëve ju ka vajtur në majë të hundës me ju….
Ne 8 vite pushtet me timon e tepsi – kazan e kusi, Edi Rama u tall, gënjeu paturpësisht çdo shqiptar. Në 2013 premtimet e Ramës ishin të shumta, por, rezultati i këtyre premtimeve gjatë 8 vite qeverisje cili ishte?
Cilin premtim mbajti Edi Rama?
● Premtoj 300.000 vende pune – dështoi
● Shëndetësia falas – dështoi
● Detyrat me BE-në i shtoi – dështoi
● Borxhin publik e thelloi – dështoi
● Premtoj Ujin e pijshëm në çdo shtëpi – dështoi
● Premtoj uljen e taksave për 97% të qytetarëve – dështoi
● Premtoj rikthimin e emigrantëve – dështoi
● Premtoj buxhet për Arsimin 5% – dështoi
● Premtoj luftën ndaj korrupsionit – dështoi
● Premtoj heqjen e TVSH për ushqimet bazë – dështoi.
Pas premtimeve të pambajtura, Edi Rama sot shfaqet si “Hero” para shqiptarëve duke kërkuar një mandat të tretë. Mandatin e tretë, ndryshe nga ai i dyti, po e kërkon duke mashtruar pa u skuqur fare, duke prezantuar projekte Aeroportesh e Hekurudhash në 3D.
Mashtruesi më i madh kërkon të abuzojë edhe 4 vite të tjera me jetët tona, të fëmijëve tanë, jetët e gjithë shqiptarëve.
Ekonomia shqiptare e ajo familjare e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi po lëngon.
Është e qartë që qeveria e falimentoi ekonominë me një model mbytës.
Ky është Kryeministri i Shqipërisë, që ka nxjerrë në shitje çdo pasuri të këtij populli për të shtyrë ditët në karrige, duke zhytur në borxhe shqipëtarët dhe shtuar fitimet e oborrit të tij.
Çdo shqipëtarë sot është i ndërgjegjshëm se Edi Rama e kabineti i tij, që nga tigrra e ujqër sot janë kthyer në qengja për të mbledhur vota, janë emergjencë kombëtare që duhen larguar një orë e më parë.
Sepse ai sot ” Heroi jonë ” “bir” komunisti është duke u tallur me jetët tona, ai sot vendos se kush duhet të jetojë e kush duhet të vaksinohet.
Sepse ju ” Heroi jonë ” jeni i vetmi Kryeministër që i larguat shqipëtarët nga vendi me propagandë e dhunë psikologjike!!
Je i vetmi që shkatërrove Arsimin duke emëruar Ministra pa shkollë.
Jeni të vetmit që larguat nga puna njerëz intelektual, të aftë e të mirëarsimuar për t’i zëvendësuar me disa militant të paarsimuar.
– Rezultatet e sukseset e tua si Kryeministër gjatë këtyre 8 viteve, duke abuzuar me besimin që të dhanë shqipëtarët në 2013 janë:
1- Shkatërrimi i artit e kulturës shqipëtare;
2- Shkatërrimi i kombit;
3- Shkatërrimi i Arsimit;
4- Shkatërrimi i drejtësisë;
5- Shkatërrimi i ekonomisë;
Pra, ju ” Heroi jonë ” jeni një tradhëtar, arrogant, jeni një armik për rininë dhe të ardhmen e tyre!!
Edi, je një plagë e madhe për rininë shqipëtare, prandaj ik, lëre rinin të krijoj të ardhmen në vendin e tyre.
Falë jush ” Heroi jonë ” shqipëria ka mbetur në vend numëro, por më 25 prill, Shqipëria do u kthehet shqipëtarëve e Vlora do u kthehet Vlonjatëve.