HomePolitikeSeminari i KAS/Flamur Hoxha: Ahmet Prençi e Arben Çejku dallëndyshet e para...

Seminari i KAS/Flamur Hoxha: Ahmet Prençi e Arben Çejku dallëndyshet e para që lajmërojnë fitoren e PD në Kukës

Nga Flamur Hoxha

Dy miq të mi të çmuar, ish drejtori i Policisë së shtetit në qeverisjen e PD, shkrimtari e politikani Ahmet Prençi dhe Ambasadori e shkrimtari Arben Çejku bashke me Dr Tobias Ruttershoff, Drejtor i Zyrës për Shqipërinë i Fondacionit gjerman Konrad Adenauer në Tiranë, erdhën në Kukës në mbeshtetje të PD dhe kandidatëve të saj për deputetë.
Duke mbledhur të rinjtë e Kukësit e duke i nxitur e frymëzuar ata për pjesëmarrje e angazhim në zgjedhje, miqte e mi i bënë një sherbim të madh fushatës së PD, mua si kandidat e mik i tyre por dhe gjithë kandidatëve të PD.

Mirënjohja e falenderimi si kurorat me të bukura të jetës njerzore janë në këtë rast për dy miqtë e mi Ahmet Prençi dhe Arben Çejku.

Në mënyrë të posaçme nderoj Arben Çejkun si bir i denjë i Kukësit e i Lusnës heroike për angazhimin e përkrahjen e tij, pasi edhe ai ishte kandidat i PD për deputet në qarkun Kukës.

Faleminderit Arben dhe Ahmet.

Seminari i Qendres Shqiptare për Qeverisje të Mirë

Përcjellja e shpejtë, saktë dhe kuptueshëm i mesazheve politike dhe programit elektoral të PD në bazë, ishte tema e seminarit me të rinjtë e Kukësit organizuar me iniciativën e z.Arben Çejkut – Qendra Shqiptare për Qeverisje të Mirë dhe mbështetjen e Dr.Tobias Rütershff – fondacioni ‘Konrad Adenauer’ dhe me prezenën e z.Ahmet Prençi.

Edi Rama me keq qeverisjen ka nxitur emigrimin e rinisë, ndërsa PD dhe kryeministri i ardhshëm Basha kanë shpallur tashmë programin dhe qëllimin që të rinjtë ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.

Ana, 20 vjeçe: këtu ndjehem e pa sigurtë për të ardhmen time, po mësoj gjermanisht sepse do të emigroj në Gjermani.

Çdo i ri që largohet në emigracion është humbje për vendin.

#ShqipëriaFiton me Lulzim Bashën Kryeministër

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular