HomePolitikeU zgjodh kandidat për deputet i PD në Librazhd, ja mesazhi që...

U zgjodh kandidat për deputet i PD në Librazhd, ja mesazhi që ka Lefter Geshtenja

Nga Lefter Geshtenja
Të dashur miq
Kryesia e Partisë Demokratike dhe kryeministri i ardhshëm Lulzim Basha më besuan që në këto zgjedhje të përfaqësoj Qarkun e Elbasanit në Kuvendin e Shqipërisë.
Renditja në vendin tretë në listë është një vlerësim i madh për mua dhe për të gjithë ata që unë do të përfaqësoj. Si djalë i krahinës e kam privilegjin e jetës të përfaqësoj një nga zonat më bujare, që i ka dhënë kaq shumë historisë dhe Shqipërisë. Banorë të Njësive Administrative të Librazhdit, Prrenjasit, Qendër Librazhdit, Hotolishtit, Lunikut, Stëblevës, Polisit, Orenjës, Qukësit, Rajcës dhe Stravajt mezi pres të shtrengoj dorën me secilin prej jush, të flasim bashkë e t’i dalim zot nevojës së madhe për ndryshim.
Bashkë, me ndershmëri, sy më sy, do fitojmë e do ndryshojmë jetën e banorëve punëtorë e krenarë të krahinave tona. #Shqipëria
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular