Një konfrontim ka ndodhur midis militantëve të PS dhe PD sot në Elbasan, kur në sheshin e qytetit ka kaluar Kryeministri Edi Rama me ndjekësit e tij.
Në këtë shesh më herët ishte pritur me duartrokitje Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, i cili hyri më pas në një takim me anëtarët e PD-së, por i papritur ka qënë parakalimi i Ramës disa minuta më pas në një kohë kur në shesh dëgjoheshin ende thirrjet e forta “Rama ik”.
Shoqëruesit e Kryeministrit janë konfrontuar me mbështetësit e Partisë Demokratike, një situatë që ka çuar në një përplasje fizike dhe shkëmbime grushtash.