HomeKryesoreMësimi online/ OBSH ngre alarmin, ekspertja e arsimit: Shpëtoi procesin arsimor!

Mësimi online/ OBSH ngre alarmin, ekspertja e arsimit: Shpëtoi procesin arsimor!

spot_imgspot_img

Edhe pas një viti pandemie, procesi i edukimit në distancë i përball ekspertët e edukimit me mendime pro dhe kundër. Pa asnjë dyshim, mësimi online është një zgjidhje që infeksioni mos të përhapet në përmasa të mëdha.

Pak ditë më parë Organizata e Kombeve të Bashkuara deklaroi se miliona fëmijë po përballen me një “emergjencë katastrofike arsimore” pasi izolimet prej Covid kanë mbyllur shkollat në të gjithë botën.

Organizata paralajmëroi se 214 milionë fëmijë në mbarë botën, ose 1 në 7 kanë humbur më shumë se tre të katërtat e mësimit të tyre në klasë që nga marsi i vitit 2020.

“Çdo ditë që kalon fëmijët me pamundësinë për të ndjekur fizikisht mësimin në klasë mbeten gjithnjë e më shumë prapa, kryesisht ata më të margjinalizuarit që paguajnë çmimin më të rëndë,” u paralajmërua nga OKB. Por në këtë emergjencë arsimore natyrisht që format që po përdoren po shihen edhe me optimizëm.

E ftuar në “Wake Up”, ekspertja e arsimit, Sanie Korini theksoi se mësimi online shpëtoi procesin arsimor.

“U përgatitëm se duhet të gjendeshin mënyra më efikase për të komunikuar me nxënësit. Momentet e para ishin shumë të vështira.

Sistemi online ishte një element që bëri një përqasje të fëmijëve me arsimin. Çfarë do të ndodhte nëse nuk do të kishin qasje me arsimin? Do kishim shumë fëmijë të paintegruar në arsim”, u shpreh ajo.

Mësimi online/ OBSH ngre alarmin, ekspertja e arsimit: Shpëtoi

Ndërsa ekspertja e edukimit dhe zhvillimit në Milano, Erlinda Ziko tregoi avantazhet e mësimit online dhe problemin që po përballet aktualisht Italia.

“Një nga pikat kyçe është se është më flekslibël, fëmijët mund të lidhen në çdo kohë. Në këtë moment ka nisur sërish mbyllja e shkollave dhe ka nisur sërish metoda online dhe në këtë moment ka shumë argumente kundër, janë bërë shumë protesta, si nga studentët edhe nga mësuesit. Ata kërkojnë mësim me prezencë, por me numër më të reduktuar”, theksoi Ziko.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular