HomeOP EDAntibiotikët dhe profesorët të rreshtuar në politikë!

Antibiotikët dhe profesorët të rreshtuar në politikë!

spot_img
Nga Dr.Ilir Allkja

Kam shkruar disa herë kundër perdorimit rutinë të antibiotikëve nga mjekët e familjes por edhe nga specialistët në spitalet covid ndaj të sëmurëve me covid-19 .
Kam pritur që profesorët e famshëm në vend që ti përkushtoheshin me shpirt politikës e rregjimit ti kushtonin pak kohë shëndetit të njerzve, dhe të perkthejnë e shpërndajnë skenarë të trajtimit të sëmundjes së shekullit.
Si mjek i bazës kam vizituar qindra të sëmurë, të cilët kishin blerë shumë barna të panevojshme si antibiotikë, antikoagulantë dhe kortisonikë .
Përveç kostos tejet të rëndë për njerëzit e sëmurë, për familjet e tyre, këto kimikate kanë një impakt akoma më të rëndë për shëndetin e njerzve, duke ju shkatërruar keq mëlçinë, veshkat , sistemin imunitar etj.
Unë nuk pretendoj ti mësoj mjekësinë askujt, por në asnjë guidelines të profesionistëve të mjekësisë nuk kam gjetur të arsyetuar perdorimin rutinë të antibiotikëve, e akoma më keq të antibiotikëve të kombinuar.
Miqtë e mij që janë kthyer nga spitalet jashtë vendit, ku kanë shkuar për tu trajtuar nga covidi tregojnë se janë trajtuar në ato spitale, pikërisht për dëmet e shkaktuara nga perdorimi i antibiotikëve në Shqipëri.
Kjo është uluritëse për standartet e zbatimit të mjekësisë në Shqipëri.
Shkencën e kanë shpikur të tjerët, ne, mjekët e Shqipërisë vetëm duhet ta zbatojmë .
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular