HomeKryesorePrezantohen kandidatët e PD për rajonin nr.4 në Vlorë. Flasin Leskaj, Ademaj,...

Prezantohen kandidatët e PD për rajonin nr.4 në Vlorë. Flasin Leskaj, Ademaj, Meçorapaj dhe Fetahu

spot_img

Gëzim Ademaj, Nada Mecorapaj dhe Edmond Fetahu janë kandidatët për deputetë të Partisë Demokratike që do të mbulojnë rajonin numër 4 në Vlorë. Ditën e sotme kandidatët janë prezantuar me strukturat për të iniciuar kështu dhe punën për fushatën elektorale. Fjalën hyrëse e ka mbajtur kryetari i Degës Genc Deromemaj. Deromemaj e ka vënë theksin te bashkimi i cdo demokrati, si fuqi e madhe për të larguar këtë qeveri që ka uzurpuar ekonominë dhe të ardhmen e vendit.
Sinkron Genci
Genc Deromemaj: “Më bëhet shumë qejfi që jemi të gjithë bashkë dhe kjo tregon që jemi dhe shumë të unifikuar ndaj qëllimit tonë kryesor, largimit të kësaj qeverisje, largimit të këtij individi që ka uzurpuar pushtetin prej 8 vitesh, e këtij njeriu që po bën vetëm keq nga dita në ditë. Jemi të gëzuar dhe kënaqur sot që kemi ekipin tonë fitues për në garën e 25 prillit. Kam bindjen e plotë që të gjithë bashkë do të bëjmë të mundur ndryshimin, do bëjmë të mundur fitoren e partisë Demokratike dhe ardhjen në krye të punëve të shtetit Shqiptar, të kryeministrit të ardhshëm zotit Lulzim Basha. Edhe 40 ditë na ndajnë nga fitorja e madhe, ju lutem përkushtohuni më shumë, kemi kaluar shumë bashkë dhe gjithsecili nga ne i di vuajtjet dhe angazhimet tona në këtë rrugë të gjatë, por mbas 40 ditësh përpjekjet tona do të finalizohen.. të gjithë bashkë të bëjmë të mundur ndryshimin e madh.”

Referuar kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike Leskaj ka thënë se janë emra që ashtu si programi, prekin cdo shtresë të shoqërisë. Një listë kandidatësh me integritet- shton Leskaj.

Flet Bujar Leskaj

“Në këtë fazë rëndësishme të fushatës, ne si Parti Demokratike vijmë me një ekip që plotëson programin tonë. Një program gjithëpërfshirës, një program që shkon te qytetari, vijmë me një ekip i cili përbëhet me njerëz me integritet të lartë, profesionistë të fushave të tyre.
Ne sot jemi mbledhur për të prezantuar ekipin tonë, zonën këtu do ta mbulojë ish deputetja Nadire Mecorapaj dhe zv kryetari i partisë Edmond Fetahu së bashku me kandidatin për deputetë të renditur në numrin 5 të listës, zotin Gëzim Ademaj. Edhe Mondi edhe Gëzimi janë përfaqësues të komunitetit çam, janë individë me integritet janë individë të cilët dobtë kompletojnë punën tonë, do kompletojnë atë program modern që ka paraqitur Partia Demokratike dhe kryetari Basha.”
Kandidatja Nada Mecorapaj ka falënderuar cdo demokrat të vjetër dhe të ri të Vlorës që me durim i ka shërbyer partisë demokratike duke shtuar se vetëm së bashku do të sjellim ndryshimin që kërkojmë.

Nada Mecorapaj: ” Shikoj këtu brenda një ndërthurje brezash. Faleminderit gjithsecilit prej jush, atyre që sot janë me thinja dhe kanë 30 vjet që japin kontribut në këtë parti dhe djemve të rinj i që janë atashuar Partisë Demokratike. Faleminderit vajzave, zonjave të nderuara të cilat në cdo moment kanë qenë pranë nesh. Sic e theksova është privilegj të punoj në këtë zonë. Bashkërisht si një ekip i shkëlqyer do të funksionojë e përgjithshmja sepse ne duam të sjellim Partinë Demokratike në pushtet. Ia kemi detyrim demokratëve. Ia kemi detyrim qëndrestarëve, ua kemi detyrim familjeve tona, familjes tonë të madhe politike dhe mbi të gjitha cdo qytetari vlonjat.”
Shtëpia e dytë, pas Camërisë është Partia Demokratike, e vetmja që ka mbështetur dhe përkrahur kauzën Came ka thënë kandidati Edmond Fetahu.
Sinkron Mondi

Edmond Fetahu: “së bashku, në këto 8 vjet, 7 vite e gjysëm kemi qëndruar në opozitë, kemi bërë një opozitë që ka qenë shumë e vështirë, një opozitë ku kemi pasur përballë një qeverisje totalisht të korruptuar, represive qoftë në pushtetin qëndror qoftë në pushtetin vendor. Dhe unë dua tiu garantoj secilin prej jush emër për emër që kjo lloj opozite, ky kontribut i juaj nuk do të harrohet, do të vlerësohet në mënyrën më maksimale pas 25 prillit. Një fragment tjetër të fjalës time e kam për vëllezërit e mij të gjakut, të komunitetit Çam, të cilët unë jam i buëindur që janë të prezantuar jashtëzakonisht mirë në listën e Partisë Demokratike, por përvac kësaj kauza Çame nuk është e lidhur me emra të veçantë as me Gëzimin, as me mua, as me Jolion, as me njeri tjetër, por është e lidhur me një respekt të jashtëzakonshëm që Partia Demokratieke ka treguar për komunitetin tonë dhe kauzën tonë që nga dita e themelimit të saj. Dhe ky respekt vazhdon të tregohet akoma. Unë u bëj thirrje të gjithë vëllezërve të mi, të mos bien pre e asnjëlloj keqinformimi apo provokimi, shtëpia e jonë pas Çamërisë është Partia Demokratieke. Ju faleminderit të gjithëve dhe jam i bindur se ne do të fitojmë se zbën në 25 prill… ”
Për kandidatin Gëzim Ademi është vlerësim për të dhe komunitetin që përfaqëson vendosja në listën e kandidatëve për Vlorën të Partisë Demokratike.

Gëzim Ademaj: “Në radhë të parë dua të shpreh mirënjohjen dhe falënderime maksimale për vlerësimin që i kanë bërë personit tim për të kandiduar për deputet në emër të Partisë Demokratike. Unë normalisht jetoj dhe punoj në zonën e Selenicës ndërkohë për të gjithë komunitetin që unë përfaqësoj i ndihem një detyrim dhe një angazhim maksimal Partisë Demokratike për vlerësimin që bëri.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular