Në websitin e gazetës së njohur gjermane “Der Freitag”, u botua ditët e fundit një artikull me titullin “Synimi i nivelit botëror”, ku vlerësohen arritjet e Kinës në kontrollin e koronavirusit të ri, rigjallërimin e tregtisë së jashtme, luftën kundër varfërisë dhe përpjekjet e Pekinit për realizimin e neutralizimit të karbonit.
Sipas artikullit, për Bashkimin Europian rëndësia e Kinës i ka tejkaluar ShBA-në si partnere tregtare. Për Gjermaninë, nuk ka vend tjetër që mund të japë ndihma aq të madhe si Kina për ekonominë e eksportit të vendit. Nëse në vitin 2021, Kina mund të realizojë 6% rritje, kjo gjendje nuk do të ndryshojë.
Për politikat e Kinës në fushën e mbrojtjes së mjedisit, në artikull vihet në dukje se në 30 deri në 40 vjetë, Kina pritet të realizojë neutralizimin e karbonit. Në Planin e 14-të Pesëvjeçar (2021-2025), Kina planifikon të shkëputë sasinë e lëshimit të karbonit të dioksidit me rritje të PBB-së. Ndërkohë, Kina do të ngrejë kapacitetin e prodhimit të energjisë nëpërmjet shtimit të shfrytëzimit të energjisë së erës, diellore dhe të ujit.
Kina mban edhe pritshmëri për zhvillimin e teknologjisë për thithjen dhe rezervimin e karbonit të dioksidit, e cila përputhet me objektivin e saj që të bëhet udhëheqëse botërore në fushën teknologjike dhe të risive.