HomeBotaMomenti rrëqethës, emigrantët humbin jetën teksa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin

Momenti rrëqethës, emigrantët humbin jetën teksa tentojnë të kalojnë ilegalisht kufirin

spot_img

Një video tragjike tregon dy emigrantë duke u mbytur në ujërat e Rio Grande. Pamjet janë filmuar nga një peshkatar i identifikuar si Jesse Vargas, ku shihen kokat e tre personave në ujërat amerikane, ku fare pranë tyre patrullonin policët kufitarë të SHBA-ve.

Dy prej tyre kanë humbur jetën pasi nuk dinin të notonin, ndërsa të tretin peshkatari ka arritur ta shpëtojë. Madje sipas Vargasiti, një grua dhe një djalë i vogël kanë humbur jetën.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasi agjentët e policisë kufitare rritën masat e sigurisë, pas raportimeve se po futen emigrantë në mënyrë të kundërligjshme.

Madje sipas agjentëve amerikanë, emigrantë të shumtë po tentojnë të kalojnë lumin Rio Grande, e shumë prej tyre që nuk dinë të notojnë po e paguajnë me jetë.

Në pamjet e tjera të Vargasit shihen autoritetet meksikane duke mbuluar kufomat e të rinjve që kishin humbur jetën në përpjekje për t’u futur ilegalisht në SHBA.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular