Janë zbardhur detaje të reja nga plagosja e ndodhur në Durrës në orët e mbrëmjes së sotme. Sipas burimeve, konflikti midis dy personave të përfshirë në ngjarje, ka nisur pasi kanë përplasur makinat me njëri-tjetrin
‘Nëse nuk më sjell për 20 min lekët do flasim ndryshe’, duket se është shprehur një nga personat e përfshirë në ngjarje i identifikuar si shtetasi Arbër Tivari.
Ndërkohë që autori i ngjarjes mësohet se është shtetasi Ardit Buçpapa.
Të dy personat sipas policisë janë ndaluar edhe herë të tjera nga policia pasi u janë gjetur lëndë narkotike në doza të vogla dhe janë akuzuar si shpërndarës.