HomeKryesoreMbrojtja “italiane” apo statistikat e sulmit/ Cila do të jetë "arma" e...

Mbrojtja “italiane” apo statistikat e sulmit/ Cila do të jetë “arma” e kuqezinjve të Rejës kundër Anglisë

spot_img

Edi Reja ka në dispozicion një grup me shumë cilësi, nga më të mirët në vitet e fundit, lojtarë që luajnë në nivele shumë të larta. Shqipëria në drejtimin e tij nuk ka shkëlqyer por sigurisht as nuk ka stonuar, të paktën në pjesën më të madhe. Në fund ato që kanë rëndësi janë shifrat, dhe objektivat, me italianin në stol arritën në limite të bënim një hap përpara duke siguruar një vend më të mirë në Ligën e Kombeve. Në letër, pika më e fortë e Kombëtares është mbrojtja pasi në përbërje kemi lojtarë si Gjimshiti(Atalanta), Kumbulla(Roma), Hysaj(Napoli), Ismajli e shumë të tjerë, lojtarë që pjesa më e madhe aktivizohen në Serie A.

Në 16 ndeshje me Rejën në stol kemi pësuar 17 gola, më shumë se një gol për ndeshje. Anglia është testi më i rëndësishëm për të parë peshën e këtij reparti, sigurisht mungesa e Kumbullës prishi jo pak balancat. Edhe në fazën sulmuese italiani ka në dispozicion lojtarë si Cikalleshi, Broja, Uzuni, Manaj etj, lojtarë më shumë cilësi në 16 ndeshje kanë arritur të shënojnë 24 gola. Deri më tani, Reja ka siguruar 8 fitore, 3 barazime dhe 5 humbje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular