HomeKryesore“Biznesi i vogël në Tepelenë në kushtet e mbijetesës”, Tritan Shehu: Qeveria...

“Biznesi i vogël në Tepelenë në kushtet e mbijetesës”, Tritan Shehu: Qeveria e drejtuar nga PD pas 25 prillit do të ofrojë mbështetje për tregtarët

spot_imgspot_img

Biznesi i vogël në Tepelenë po përjeton ditët e tij më të vështira. Mungesa e konsumatorit, migrimi drejt qendrave më të mëdha urbane apo largimi masiv i njerëzve jashtë vendit ka lënë pasoja negative te biznesi. Ky i fundit është në kushtet e mbijetesës, ndërkohë që politikat fiskale apo dhe politikat klienteliste të pushtetit kundrejt tyre e kanë dëmtuar rëndë. Në kontakt me kryesuesin e listës së kandidatëve për deputetë të PD Qarku Gjirokastër prof. dr. Tritan Shehu, përfaqësues të biznesit të vogël në qytetin e Tepelenës nuk kanë ngurruar të prezantojnë gjendjen e mjerueshme që mbretëron sot në këtë qytet.

“Lule për hall”, – ka qenë ironia që ka përdorur pronari i dyqanit të luleve në Tepelenë me prof. dr. Tritan Shehun duke simbolizuar rrjedhimisht situatën e zymtë dhe të pashpresë që po përjeton Tepelena në tetë vitet e fundit. “Njerëzit blejnë vetëm lule për varreza”, – shprehet pronari i dyqanit të luleve. Zoti Shehu premton se qeveria e pas 25 prillit do të përmbushë lehtësirat që kërkon biznesi i vogël duke krijuar rrjedhimisht vende të reja pune.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular