HomeKryesoreDEBATET/Bashkëfshatarët përzënë Taulant Ballën: Na jep llogari çfarë bëtë në këto 8...

DEBATET/Bashkëfshatarët përzënë Taulant Ballën: Na jep llogari çfarë bëtë në këto 8 vite

spot_img

Taulant Balla është i padëshiruar edhe për bashkëfshatarët e tij. Gjatë një takimi 3 ditë më parë në Librazhd, Katund banorët e zonës i kanë kërkuar Ballës llogari se çfarë kanë bërë në këto 8 vite. I gjetur me shpatulla pas murit Balla ka urdhëruar që fshatarëve tu hiqet fjala, për të mbajtur më pas fjalimin e parapërgatitur.

Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…

Taulant Balla nuk pranohet as në fshatin e tij pa dhënë llogari për 8 vitet e qeverisjes së Partisë Socialiste. Gjatë një takimi të tre ditëve më parë në fshatin Librazhd Katund, banorët kanë vënë me shpatulla pas murit Ballën, duke mos e lejuar që të flasë pa dhënë më parë llogari për situatën në të cilën ndodhet kjo zonë dhe çfarë ka bërë qeveria në 8 vite.

Por kundërshtimi i banorëve duket se nuk i ka pëlqyer Taulant Ballës, i cili ka replikuar me banorët madje duke i kërkuar që ti hiqet edhe e drejta e fjalës forcërisht. Edhe pse banorët e tjerë kanë insistuar që Taulant Balla të dëgjonte problemet e tyre, kjo nuk e ka penguar numrin 2 të Partisë Socialiste që t’i heq të drejtën e fjalës banorëve, madje duke I cilësuar problemet e tyre si teatër.

Banori: Shiko se ka që në 2013 që është…

Balla: Dëgjo këto teatrot kështu, që do i postoni nuk i kam qef

Banori Tjetër: O zotëri do e dëgjosh se ai është katunar

Balla: Hiqe çik atë kamerën, lëre atë kamerën o aga…

Banori: 12…

Balla: Merrja çik mikrofonin atij, merrja mikrofonin….leri mos na bëj skena këtu tani…hajde

Vetë Taulant Balla është përpjekur që ta shesi këtë si një takim të suksesshëm, duke e posrtuar në Facebook, por duke i hequr  të gjithë momentet kur bashkëfshatarët e tij i kërkojnë llogari. I ndikuar nga kjo situatë edhe kryebashkiaku i Librazhdit Kastriot Gurra është kujdesur të lartësojë figurën e shefit të tij politik.

Por ndryshe nga sa thotë kryebashkiaku Gurra, duket se Taulant Balla nuk është më i dëshiruar as nga bashkëfshatarët e tij, të cilët e akuzojnë për gjendjen e rënduar në 8 vitet e fundit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular