Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “21 Dhjetorit”, ku siç raportohet është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Gazetarja Bezat raporton se të shtënat me armë janë shënuar pas një sherri mes disa të rinjve. Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të vërtetën dhe kapur autorët.