HomeKryesoreTabaku: 25 Prilli ka rëndësi të veçantë, pasi largon pakicën për t’i...

Tabaku: 25 Prilli ka rëndësi të veçantë, pasi largon pakicën për t’i dhënë shans shumicës

spot_img

“25 prilli ka një rëndësi të veçantë, pasi largon pakicën për t’i dhënë shansin, shumicës” shpjegon Jorida Tabaku, kandidatja e PD-së në Tiranë, gjatë takimeve me banorë të zonave të ndryshme të kryeqytetit.

“Në rrugicat e Tiranës duke trokitur në çdo derë, – tregon Tabaku përshtypjet e saj për këto ditë para zgjedhjeve. –  Qytetarët kërkojnë një ndryshim rrënjësor pasi gjithçka ka shkuar keq këto 8 vjet.  Këto janë zgjedhjet që vendosin përpara qytetarëve jo Ramën me Bashën, por një qeverisje për pakicën dhe një qeveri për shumicën.

Janë zgjedhjet jetike për shqiptarët e varfëruar në 8 vjet, për tiranasit e dhunuar në 8 vjet.

Qyteti ka nevojë të rigjallërohet dhe jo të vuajë varfërinë dhe rënien e konsumit. Ka nevojë për njerëz të përgjegjshëm që marrin në dorë vendin.

Familjet duan një kryeministër të përgjegjshëm dhe një qeveri normale. Qytetarët kërkojnë qytetarin e tyre dhe jo arrogantin. Prandaj 25 prilli ka një rëndësi të veçantë. Pasi largon pakicën për t’i dhënë shansin shumicës. Shqipëria fiton, familja fiton, ti fiton.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular