HomeAktualitetNjë javë nga ngjarja tragjike/ Ekspertiza mban peng hetimet për zjarrin ku...

Një javë nga ngjarja tragjike/ Ekspertiza mban peng hetimet për zjarrin ku ndërroi jetë Arjan Sala

spot_imgspot_img

Prokuroria e Tiranës vijon hetimet për zjarrin që një javë më parë shkrumboi magazinën e një qendre tregtare, që ndodhet në zonën e kthesës së Kamzës ku humbi jetën Arjan Sala 32 vjeç.

Burime për ABC nga institucioni i akuzës bëjnë me dije se për të verifikuar shkakun e vërtetë të zjarrit, pjesë e grupit të hetimit është bërë edhe një inxhinier elektrik i pavarur.

Ky i fundit do të bëhet pjesë e hetimeve me qëllim për të përcaktuar shkakun e vërtetë të zjarrit që shkrumboi magazinën.

Kjo pasi nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një neon i vjetër në magazinën e qendrës tregtare. Gjithashtu sipas burime janë duke u kryer verifikime edhe nëse janë respektuar rregullat për mbrojtjen në punë, kjo pasi në këtë ngjarje humbi jetën edhe Arjan Sala.

Edhe pse sot shënohet një javë nga ngjarja tragjike, hetuesit ende nuk kanë një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit.

Mësohet se hetuesit janë duke  pritur përgjigjen ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular