HomeAktualitetSoreca, mesazh të rinjve: Vota, e drejtë dhe përgjegjësi. Shfrytëzojeni mundësinë, merrni...

Soreca, mesazh të rinjve: Vota, e drejtë dhe përgjegjësi. Shfrytëzojeni mundësinë, merrni pjesë në votime

spot_img

Kur na ndajnë tri javë nga zgjedhjet e 25 prillit, ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca përsërit apelin drejtuar të rinjve, që të ushtrojnë të drejtën dhe përgjegjësinë e votës. “Ju bëj thirrje që të votoni, të ushtroni të drejtën që keni për të hedhur votën tuaj, pra merrni pjesë, kjo është e drejta juaj, por edhe një përgjegjësi që ju keni. Mos e lini mënjanë, por përdoreni atë dhe sic thoni ju në shqip “ti vendos”.

Këtë apel ambasadori Soreca e bëri nga Universiteti Bujqësor, ku mori pjesë në një aktivitet për programin e BE-se ‘Erasmus plus’.

“Në kuadër të këtij programi, rreth 8000 studentë e akademikë shqiptarë kanë shkuar në vendet e BE-së”. Ambasadori Soreca bëri të ditur se për periudhën kohore 2021-2027 fondet e programit ‘Erasmus plus’ janë dyfishuar, duke arritur shifrën e 26 miliardë eurove.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular