Barcelona vazhdon punën për rinovimin e Lionel Messit. Argjentinasi kërkon siguri nga klubi katalanas për ndërtimin e një skuadre kompetitive në La Liga dhe Europë, por e sigurt është që “Pleshti” nuk është më i bindur se largimi do të ishte zgjedhja e duhur. Sipas mediave spanjolle, Barcelona i ka ofruar argjentinasit një kontratë të përjetshme.
Një tjetër lëvizje e presidentit Laporta për t’i treguar futbollistit të gjithë “dashurinë” e klubit. Sigurisht që nuk ka një përgjigje, por duke qëndruar në atë që raportojnë të përditshmet iberike, Messi është i tunduar nga kjo ide. Gjithsesi, vendimin e tij përfundimtar ai do ta japë vetëm në fund të sezonit.







