Aeroporti i Rinasit është bllokuar totalisht pasi Belinda Balluku dështoi të arrijë një marrëveshje me kontrollorët që kanë hyrë në protestë.
Puna është pezulluar në Rinas dhe pritet të mos ketë asnjë ulje-ngritje avionësh pasi s’ka punonjës në kulla për të kontrolluar.
Madje edhe tek mbikalimet nuk do të ketë punonjës për të njoftuar nëse është qielli i lirë për avionët apo jo.