HomeAktualitetGreva në Rinas, kërcënon Rama: Kthehuni në punë sabotatorë!

Greva në Rinas, kërcënon Rama: Kthehuni në punë sabotatorë!

spot_img

Greva e kontrollorëve në Rinas, sipas Edi Ramës është sabotim ndaj qeverisë së tij për të mos ardhur vaksinat në Shqipëri. Lajthitja e radhës e Ramës ka ardhur pas grevës së kontrollorëve të fluturimeve në Rinas, të cilët kërkojnë zbatimin e kontratave nga shteti, i cili u ka ulur pagat.

‘Sabotimi i rëndë i aktivitetit të Aeroportit “Nënë Tereza” nuk do të tolerohet! Frymëzuesit e kësaj lëvizjeje të çartur çartiste, Saliu që gjuan me gurë digjitalë dhe Iliri, që hedh gurin e markës “Leshko” dhe fsheh dorën, duan mbylljen e aeroportit për të mos ardhur vaksinat!

Organizatorët do të kallzohen penalisht dhe do të përballen me ligjin,që ndalon rreptësisht ndërprerjen e aktivitetit të kullës nga ana e kontrollorëve!Të tjerët duhet të vendosin menjëherë:O me shtetin në punë o me antishtetin në një proces penal për cënim të sigurisë kombëtare!’, shkruan Edi Rama në Twitter.

Image

Image

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular