Fermerët i ankohen për mungesën e subvencioneve nga shteti, Basha: 100 milion euro subvencione për bujqësinë, brenda 24 muajve çertifikatat e pronësisë së tokës.
Basha me fermerët dibranë: 100 milion euro subvencione për fermerët, 50 milion euro për infrastrukturë bujqësore, çertifikatat për 24 muaj dhe karburant 240 lek më i lirë.
E marrin naftën në Maqedoni, Basha u premton fermerëve dibranë naftë 240 lek më të lirë. 100 milion euro subvencione, 50 milion euro për infrastrukturën dhe çertifikatat e tokës për 24 muaj.
NJOFTIMI PËR BASHKËBISEDIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME FERMERË NË PESHKOPI
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në takimet që ka patur në qytetin e Peshkopisë, ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerë në fshatin Grevë. Të harruar për 8 vite, fermerët u shprehën se nuk kanë marrë asnjë subvencion nga shteti, ndërsa nga ana tjetër u duhet të përballen me naftën shumë të shtrenjtë dhe taksat e larta. Një problem tjetër për ta janë edhe certifikatat e pronësisë që ende nuk kanë gjetur zgjidhje.
“Unë jam një nga fermerët e Maqellarës në drejtimin fruti-kulturë. Kam një sipërfaqe me 8 hektarë molla dhe fruta të ndryshme. 8 vite që qeveria fermerët e Dibrës i la në harresë në të gjitha drejtimet, ndiç tek subvencionet, ndaç tek shitja e prodhimeve dhe kanë ndjerë një mungesë shumë të madhe dhe janë munduar vet me fuqitë e tyre, me forcat e tyre, diku dhe me humbje shumë të mëdhaja sepse shteti dhe qeveria nuk funksionojnë. Mos flasim për problematikat që nga kostoja e prodhimit që fillon me naftën, tek traktori që punon tokën. Që t’i marrësh taksë rruge traktorit, kjo ka ndodhur vetëm në shtetin tonë. Traktori që punon tokën, paguan taksë rruge dhe që këtu fillojnë të gjitha problematikat e fermerëve dhe nuk jam në gjendje të nxjerr një kosto prodhimi që të përballojë tregun. Pastaj, fillojmë me radhë deri tek shitja e prodhimit. Fermeri është në mëshirën e fatit, që nga tregtarët që marrin mallin e të gjitha. Një kile mollë sot është 1200, 1300 lekë, kur fermerit ja marrin 200, 300 lekë. Programi juaj, i Partisë Demokratike, ne na ngre shumë lartë dhe subvencionet që ju keni premtuar, ku qeveria thotë ku do i merrni lekët, lekët janë sepse vetëm nga taksa e naftës për rrugën, qeveria mbledh 550 milion euro në vit. Ku shkojnë këto lekë? Po këto janë taksat e traktorit Prandaj unё sot jam kёtu dhe kam ardhur tё mbёshtesё programin tuaj dhe tё uroj fitore” – u shpreh Premtim Agolli.
“Quhem Ramazan Kaza, fermer, agro-pёrpunues. Sot disponoj 3 licenca me produktet janë mjaft cilësore, mirëpo shumë gjëra stonojnё. Nuk do zgjatem shumë por qё tё arrish tё kryesh investime duhet patjetër certifikata e pronësisë qё mendoj se me ardhjen tuaj nё pushtet qё ёshtё njё domosdoshmëri duhet tё jetë njё aksion qё çon nё përfundimin e tij. Pёr tё kryer investime shumë fermerë kanё stonuar krahas gjёrave tё tjera. Kemi besim tek vizioni, idetë dhe energjitë tuaja qё fjala juaj do jetë realitet nё tё ardhmen e afёrt” – tha Ramazan Kaza.
Për kreun e opozitës, problemet e bujqësisë kanë ardhur nga pamëshira e qeverisë për t’i ndihmuar fermerët në 8 vite, pasi paratë janë aty. Duke e konsideruar si prioritetin e qeverisë së ardhshme, Basha shpjegoi planin e Partisë Demokratike për këtë sektor, i cili parashikon 100 milion euro subvencione vit për vit në bazë të prodhimit, 50 milion euro për infrastrukturën e bujqësore. Ai gjithashtu shprehu zotimin se do të zgjidhet problemi i certifikatave të pronësisë dhe Nipt-i i fermerëve do të jetë numri personal i fermerit për të shmangur burokracitë shtetërore.
“Çdo pronar automjeti nё Dibër shkon dhe e mbush serbatorin nё Dibër tё Madhe, këta tё Kukësit nё Prizren, këta tё Hasit kёshtu, tё Tropojës nё Gjakovë, tё Pogradecit nё Strugë. Sepse nafta nё Shqipëri ёshtё e treta mё e shtrenjtë nё botё, krahasohem…