Kokaina e kapur në portin e Durrësit, e cila vinte me konteiner nga Ekuadori ishte e ambalazhuar me foton e trafikantit më të madh të drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar. Mbi të shkruhej “El Mejro”, që në shqip do të thotë “Më i miri”.
Në media janë publikuar fotot e drogës që u sekuestrua, por edhe fotot e dy administratorëve të firmës “Masabi Fruits”, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.
Erjon Peti në një intervistë për mediat, ka deklaruar se është arrestuar ortaku i tij, Klajdi Xibraku.
Gjate kontrollit u gjeten 200 pako, ndërsa pesha e sekuestruar nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
(Klajdi Xibraku)
(Erion Peti)
(Kokaina e kapur)