Një konteiner është bllokuar në portin e Durrësit. Dyshohet se brenda tij ka 200 kg lëndë narkotike.
Pas kalimit në skaner, në të po ushtrohet kontroll fizik. Raportohet se bëhet fjalë për një sasi kokaine të ardhur nga Ekuadori.
Bëhet e ditur se kokaina ka qenë e fshehur në pjesën e tavanit të konteinerit.