HomeAktualitetNdarja nga jeta e Princit Filip, kreu i Dhomës Britanike: Ishte nje...

Ndarja nga jeta e Princit Filip, kreu i Dhomës Britanike: Ishte nje liridashës deri në sakrificë, vlerësohej si ushtarak shumë i zoti

spot_imgspot_img

Nga Zenel Hoxha

Miq të nderuar! Sëbashku me ju, i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes mbretërore të Britanisë së Madhe, me rastin e largimit në amshim të Princ Filip, dje me datën 9.4.21.
Ai ishtë një mbështetje e madhe per Mbretreshën Elizabet, në misionin e saj ne krye të Mbretërisë se Bashkuar dhe Komonuellthit(Commonwealth). Princ Filip ishte nje liridashës deri në sakrificë. Ai vlerësohej si nje ushtarak shumë i zoti qe nga lufta e dytë botërore në Azinë e largët etj. Princ Filip me cilësitë e tij të larta njerëzore preku zemrat e britanikëve dhe të shumë qytetarëve te tjerë në mbarë botën. Unë kam patur kenaqësinë dhe privilegjin qe të takohem personalisht me Dukën e Edinburgut Princin Filip. Ai kishtë nje humor të hollë, e kjo me krionte ndjesinë sikur ai patjetër kishte ndonjë rrem dibrani.
Respekti per Princin ishtë i veçantë se ai i beri njerëzit ta çmonin, donin atë natyrshëm. Ai nga dje do ti mungojë Madhërisë Saj Mbretreshës Elizabet, femijëve, nipave, mbesave dhe të gjithë atyre ne mbarë botën qe e adhuruan per cilësitë dhe meritat e tij te gjithëanëshme. I paharruar do të jetë gjithëmonë Princi Filip. Shpirti i tij pushoftë ne paqe!
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular