HomeOP EDRama në Delvinë për 5 minuta e 20 sekonda! Erdhi fshehur se...

Rama në Delvinë për 5 minuta e 20 sekonda! Erdhi fshehur se nuk kishte ç’farë ti thoshte delvinjotëve!.

spot_imgspot_img
Nga Hari Imeri

Kaluan 8 vite nga premtimi i 2013-es, ende ujë të pijshëm nuk ka në çezmat e tyre, ndërkohë ai deklaroi se ka 24 orë ujë. Në fakt ka ujë por i përzier me hidrokarbure, ne e paguajmë për të pijshëm ! Paradoks, të lundrosh mbi ujë dhe ujë të mos kesh. Erdhi të krenohej si “gjeli maj plehut” por rubineti i propagandës nuk ju hap sepse ujë nuk kishte, filloj të bullizonte duke ofenduar këdo që i doli para dhe iku si dehur sepse e lëshuan nervat. Deshi mediatikisht të pretendonte se investimi është i tij, kur në fakt ai është plotësisht i taksapaguesve delvinjot si pajtues të kontratës me Bankën Gjermane KFW, ku realisht delvinjotët do ta shlyejnë atë kredi për dekada. Projekt i nisur në fund të qeverisjes të Partisë Demokratike, në bashkëpunim me bankën gjermane KFW.
Nuk pranoi të takonte një prej shtresave më vitale të shoqërisë, atë të arsimtarëve ! Sigurisht nuk kishte ç’farë ti thoshte sepse pagën e 13 si të gjithë punonjësve dhe atyre jua hoqi, për të mos përmendur rritje rroge.
Për të shtuar dhe urdhërin e tij për largimit të Drejtorisë Arsimore nga Delvina.
Nuk denjoi ti takonte pensionistët apo prindërit delvinjot, sepse mirë pensionet e tyre nuk i rriti por me mungesën e politikave të punësimit ju largoi nga sytë dhe fëmijët e tyre, të cilët nuk gjetën asnjë alternativë punësimi në këtë vend të begatë nga Zoti.
Të mos flasim për ndarjen territoriale..
Të shkonte në Qendrën Administrative Vergo nuk e shkoi ndërmend sepse atë zonë e persekutoi, sikurse thonë dhe vetë ata banorë.
Mandat të tretë ?
Arsimtarët, pensionistët, biznesmenët, fermerët, prindërit, të rinjtë dhe të rejat delvinjote, të flasin më datë 25 prill.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular