Një zjarr ka rënë në një pallat në rrugën ‘Fadil Deliu’ në Tiranë.
Siç njofton policia, ngjarja ka ndodhur në garazhin e pallatit ku dyshohet se flakët kanë përfshirë një makinë.
Policia e Tiranës/ Informacion paraprak
Rreth orës 07:30, në rrugën ‘Fadil Deliu’ ka rënë zjarr në garazhdin e një pallati.
Shërbimet e zjarrëfikses dhe shërbimet e Policisë po bëjnë të mundur evakuimin e banorëve si dhe neutralizimin e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.