HomeUncategorizedFOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që qëlluan për...

FOTO/ Mbi motor të maskuar, dalin pamjet e autorëve që qëlluan për vdekje gazetarin grek

spot_img

Mediat greke, kanë siguruar lëvizjet e fundit të dy autorëve që ekzekutuan gazetarin grek të kronikës së zezë, George Karaivaz.

Në fotot e publikuara, shihen dy persona që qëndrojnë në një motor tip “Beverly’. Drejtuesi i saj, shihet i veshur me të zeza, ndërsa në kokë mban një kaskë të bardhë, ndërsa pasagjeri, i dyshuar dhe si ekzekutuesi i gazetarit, ka një maskë të zezë dhe është i veshur me pantallona blu të errëta dhe bluze gri.

Policia deri më tani, ka informacione se pas vrasjes së gazetarit, autorët janë larguar në një pikë të panjohur, e më pas, braktisën motorin dhe hipën në një automjet me të cilin u arratisën dhe zhdukën gjurmët.

Policia po shqyrton makinën e George Karaivaz për të zbuluar nëse është instaluar një gjurmues GPS me të cilin autorët kanë monitoruar viktimën e tyre.

Sende të tjera personale që i përkasin George Karaivaz, të tilla si laptopi dhe telefoni i tij celular janë marrë nga policia për të hetuar në detaje se nëse gjejnë ndonjë lidhje me autorët.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular