HomeKronikePërplasen dy makina në Vlorë, dëmtohet rëndë një prej pasagjerëve. Dërgohet me...

Përplasen dy makina në Vlorë, dëmtohet rëndë një prej pasagjerëve. Dërgohet me urgjencë në spital

Një aksident është shënuar paraditen e kësaj të hëne në rrugën Peshkëpi – Vlorë, më konkretisht në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi.

Pikërisht në këtë zonë, një mjet tip “Volsëagen”, i drejtuar nga shtetasi F.G., është përplasur me një makinë tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H.,

SI pasojë e aksidentit, i dënuar ka mbetur një nga pasagjerët e makinës “Benz”, 70-vjeçari SH.A., i cili është transportuar menjëherë drejt spitalit të Vlorës për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethant e aksidentit në fjalë.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth ores 10:46, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, në afërsi të rrethrrotullimit në fshatin Peshkëpi, një mjet tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin F. G, është përplasur me një tjetër mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. H.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar një nga pasagjerët e mjetit “Benz”, shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili po transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular