India vendos rekord botëror për pandeminë, mbi 314 mijë raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

1
203

India duket se është ‘dorëzuar’ para COVID_19 ndërkohë që po shënon shifra galoponte. Në 24 orët e fundit vendi i dytë më i populluar i botës ka regjistruar shifrën më të lartë të infektimeve gjatë pandemisë në gjithë globin, 314 mijë ëe 835 raste të reja.

Po ashtu 2 mijë e 104 pacientë humbën jetën, më shumë se çdo ditë tjetër në Indi, vetëm nga COVID-19.

India po vuan nga vala e dytë e COVID-19, por kriza më e madhe është tek oksigjeni, pasi autoritetet nuk po u mundësojnë të gjithë pacientëve atë.

Mediat raportojnë se shumë pacientë kanë vdekur në pritje të oksigjenit të nevojshëm për t’u trajtuar me COVID-19.

1 COMMENT

  1. … [Trackback]

    […] Here you can find 56836 additional Info on that Topic: startnews.al/2021/04/22/india-vendos-rekord-boteror-per-pandemine-mbi-314-mije-raste-te-reja-me-covid-19-ne-24-oret-e-fundit/ […]

Comments are closed.