Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo në një deklaratë për mediat, i drejtohet qytetarëve shqiptarë me thirrjen “dilni për të votuar dhe për të vendosur”.
“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar, – tha Garo. – Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme.
Qytetarë shqiptarë, dilni për të votuar dhe për të vendosur. Kjo është një ditë e madhe për Shqipërinë dhe për demokracinë tonë. Është koha jonë të dalim dhe të votojmë. Të gjithë e shohim entiziazmin anembanë Shqipërisë. Dilni dhe votoni – për të ardhmen tuaj, për fëmijët tuaj, për vendin tonë!”