HomeKryesoreBashkëpunimi Bashën? Salianji: Rama e bën për të larguar vëmendjen. Nishani priste...

Bashkëpunimi Bashën? Salianji: Rama e bën për të larguar vëmendjen. Nishani priste që PD të rrëshkasë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kandidati i Partisë Demokratike për deputet Ervin Salianji, ka komentuar edhe deklaratën e ish- presidentit Bujar Nishani, ku në një deklaratë u shpreh se Kryedemokrati duhet të japë dorëheqjen.

Në një intervisë për Ora News, me Matilda Mcinin, u shpreh se nuk do të merret me persona që e kanë ndjekur fushatën nga televizori.

“Nuk ka një mbledhje të Kryesisë të Partisë Demokratike. Nuk dua të merrem fare me emra që e kanë ndjekur fushatën nga ekrani, duke fërkuar duart se mos rrëshkasë Partia Demokratike. Pse për këtë interes jemi ne? Për këtë janë përplasur njerëzit? Jemi në situatën kur nuk ka përfunduar porcesi zgjedhor me të gjithë elementët e veta. Unë sot nuk jam i gëzuar por jam mirënjohës ndaj të gjithëve.

Salianji: Zgjedhjet ishin nën trysni, Rama përdori gjithçka për të vjedhur popullin

Me tej, Salianji, tregoi edhe se përse është penguar procesi i Integrimit në BE, dhe për këtë sipas tij fajtor është Edi Rama.

“Integrimi në Bashkimi Evropian është penguar vetëm për shkak të keqqeverisjes së Edi Ramës.”

Teksa ka komentuar edhe ftesën e Ramës për bashkëpunim, Salianji theksoi se kjo është metodë e tij për të larguar vëmendjen, duke qenë se sipas tij zgjedhjet nuk ishin të lira dhe të ndershme.

“Të gjitha këto janë elementë që Edi Rama i bën për të mbuluar problemet thelbësore që ka pasur procesi zgjedhor. I bën të gjitha për të zhvendosur vëmendjen nga problemet që ka pasur ky proces zgjedhor për të mos pasur zgjedhje të lira dhe demokratike. “

Salianji ishte kandidat për deputet në qarkun e Korçës dhe deri më tani është më i votuari nga PD-ja në këtë qark me 9,087 vota.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular