HomeSportSpektakël në Champions League, Machester City përmbys PSG

Spektakël në Champions League, Machester City përmbys PSG

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Manchester City ka hedhur një hap shumë të rëndësishëm drejt finales së Ligës së Kampionëve, pasi ka triumfuar me rezultatin 1-2 me përmbysje në transfertën ndaj Paris Saint Germain.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen në “Parc des Princes” dhe kaluan në avantazh me anë të mbrojtësit brazilian Marquinhos, i cili kërceu mirë me kokë dhe arriti të dërgojë topin në rrjetë. Anglezët reaguan në pjesën e dytë dhe barazuan me belgun Kevin De Bruyne në të 64-tën, ndërsa 7 minuta më vonë ishte Rijad Mahrez që dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë.

Llogaritë e vendasve u komplikuan edhe më shumë në minutën e 77′ kur Gueye u ndëshkua me karton të kuq dhe la skuadrën me 10 lojtarë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshuar deri në fundi.

Kalimi në finale është ende i hapur për ndeshjen e kthimit në “Etihad Stadium”, megjithatë “citizens” kanë tashmë avantazhin e fitores dhe dy golave të shënuar në fushën kundërshtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular