HomeKryesoreBasha foli për masakër elektorale në zgjedhje/ Pas Ramës, Yuri Kim takohet...

Basha foli për masakër elektorale në zgjedhje/ Pas Ramës, Yuri Kim takohet edhe me kreu e PD

spot_img

Ambasadorja amerikane Yuri Kim pritet të zhvillojë këtë javë një takim me kreun e PD-së Lulzim Basha, konfirmojnë burimet.

Takimi mes kryediplomates dhe kryedemokratit do të mbahet këtë javë, por nuk dihet dita dhe ora e saktë. Kujtojmë që sot Yuri Kim takoi sot kryeministrin Edi Rama, i cili falë votave të marra më 25 prill siguron mandatin e tretë si shef i ekekutivit.

Në fjalimin e parë të mbajtur pas rezultatit të zgjedhjeve kreu i PD-së Basha foli për një masakër elektorale të kryer nga PS.

Mesazhi i DASH 

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Ned Price bëri thirrje për respektimin e rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri. Përmes një komenti në “Twitter” të bërë të mërkurën ai tha se respekti për rezultatin e zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë shqiptare.

Duke uruar popullin e Shqipërisë për zgjedhjet, zëdhënësi tha se SHBA presin të vazhdojnë partneritetin e ngushtë me Kryeministrin Rama dhe vlerësojnë fushatën e fortë që bëri opozita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular