HomeAktualitetBilanci i COVID-19, MSH: 118 raste të reja dhe 3 viktima në...

Bilanci i COVID-19, MSH: 118 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orët e fundit

spot_img

Ministria e Shëndetësisë njofton se këtë të enjte Shqipëria ka regjistruar 118 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19.

Në krahasim me dje, viktimat nuk ndryshojnë, kurse ka vetëm 5 raste më pak.

Lajmi i mirë është se numri i të shëruarve është i lartë, pasi 719 pacientë e kanë mposhtur COVID-19.

Tirana vijon të jetë qyteti me më shumë raste, pasi në 24 orët e fundit regjistroi 33 të tilla, ndjekur nga Shkodra me 10 raste e Vlora dhe Gjirokastra me nga 6 raste.

NJOFTIMI NGA MSH

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2079 testime, 719 të shëruar, 118 raste të reja dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2079 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 118 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 33 raste në Tiranë, 10 raste në Shkodër, 6 raste në Vlorë, Gjirokastër, 5 raste në Fier, Kukës, Lezhë, Skrapar, 4 raste në Devoll, Elbasan, Gramsh, 3 raste në Korçë, Tropojë, Sarandë, 2 raste në Krujë, Lushnje, Mirditë, Librazhd, Kuçovë, Vorë, Konispol, 1 rast në Durrës, Kurbin, Has, Mallakastër, Delvinë, Memaliaj, Patos, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 719 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 108,606 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 129 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor 3 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54- 73 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (29 Prill 2021)
Raste të reja ditore 118
Të shëruar në 24 orë 719
Të shtruar në spitale 129

Humbje jete në 24 orë 3
Testime ditore 2079

Testime totale 632,901
Raste pozitive 130,977
Raste të shëruara 108,606
Raste Aktive 19,982
Humbje jete 2,389

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 16089
Fier 1465
Durrës 355
Shkodër 557
Korçë 409
Gjirokastër 313
Vlorë 255
Elbasan 141
Kukës 130
Dibër 103
Berat 99
Lezhë 66

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular