Komiteti Teknik i Ekspertëve thotë se do t’i propozojë ministrisë së Arsimit që mësimi për nxënësit e gjimnazit të zhvillohet me prezencë në klasë, por duke respektuar me rigorozitet masat anti-Covid.
Kryetarja e Komitetit, Mira Rakacolli teksa bëri një prezantim të situatës tha se ka një rritje të lehtë te rasteve, por kjo nuk do të ndikojë në ndryshimin e masave.
“Duke parë këtë situatë, Komiteti mendon që ti propozoje ministrisë së Arsimit, që sa i përket procesit arsimor parauniversitar ta kalojë nga kombinimi në prezencë në klasë duke ndjekur protokollet”, tha Rakacolli.